Ishte në Itali – detaje nga vdekja e këngëtarit Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, vdiq pas një sulmi në zemër në moshën 40-vjeçare. Kështu ka konfirmuar miku i ngushtë i tij, aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP, Rezart Vleshenja. Sipas tij, artisti ishte bashkë me ish-gruan në Itali për shkak të problemeve shëndetësore të djalit të tyre, i cili shpesh është dërguar atje. […]

Ishte në Itali – detaje nga vdekja e këngëtarit Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, vdiq pas një sulmi në zemër në moshën 40-vjeçare.

Kështu ka konfirmuar miku i ngushtë i tij, aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP, Rezart Vleshenja.

Sipas tij, artisti ishte bashkë me ish-gruan në Itali për shkak të problemeve shëndetësore të djalit të tyre, i cili shpesh është dërguar atje.

 Foto: YouTube

Ai njoftoi se e para që pa Shpatin pa shenja jete, ishte Selvija, ish-bashkëshortja.

“Mbajta veten shumë. Nuk ma merrte mendja. Ai në fakt në Itali ka qenë për dy arsye dhe për djalin, ka një problem. Atje ka shkuar edhe për kurimin e tij bashkë me ish-gruan. Shpatit i ka ndodhur në dhomën kur ka hyrë dhe Selva tha se ai ishte i shtrirë në krevat dhe nuk dha më asnjë shenjë jete, pa puls pa asgjë. Ajo u shtrëngua dhe ka lajmëruar stafin e hotelit”.

“Që të flisja unë për Shpatin nuk do ma merrte mendja. Në këto momente duhet ta falënderojmë për momentet e bukura që na ka dhënë”.

“Jam rritur me të. Që kur kemi qenë të vegjël kemi qenë në aktivitete kulturore kudo. Kemi pasur lidhje familjare shumë të mirë. Nuk e di çfarë gjendje do jenë familjarët”, tha aktori në një intervistë për Top Channel.