Iu gjetën mbi 200 kilogramë drogë në kamion, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi në kamionin që po e drejtonte janë gjetur mni 200 kilogramë drogë. Në njoftimin e policisë thuhet se i njëjti, me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë. “Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës
 
                                

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi në kamionin që po e drejtonte janë gjetur mni 200 kilogramë drogë.
Në njoftimin e policisë thuhet se i njëjti, me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. I dyshuari S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në kamionin që e po drejtonte i është gjetur dhe sekustruar një sasi e subsatance narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kg”.
“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. S.J., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
 
 
 
                        
 
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  