Izet Mexhiti ia kërkon dorëheqjen Ali Ahmetit

Izet Mexhiti shpalli fitoren në komunën e Çairit që për këtë falënderoi të gjithë qytetarët dhe aktivistët. Mexhiti tha se në këto zgjedhje fituan shqiptarët, ndërkohë që tha se po pensionohet një klasë politike. Ai kërkoi dorëheqjen e Ali Ahmetit, ndërkohë ironizoi duke i uruar fitoren në Pllasnicë. “Në Çair fituan të gjithë shqiptarët dhe

Izet Mexhiti ia kërkon dorëheqjen Ali Ahmetit
Izet Mexhiti ia kërkon dorëheqjen Ali Ahmetit

Izet Mexhiti ia kërkon dorëheqjen Ali Ahmetit

Izet Mexhiti shpalli fitoren në komunën e Çairit që për këtë falënderoi të gjithë qytetarët dhe aktivistët. Mexhiti tha se në këto zgjedhje fituan shqiptarët, ndërkohë që tha se po pensionohet një klasë politike.

Ai kërkoi dorëheqjen e Ali Ahmetit, ndërkohë ironizoi duke i uruar fitoren në Pllasnicë.

“Në Çair fituan të gjithë shqiptarët dhe u pensionua një klasë politike shqiptare. Sot me zemrën plot krenari e mirënjohje dua të them me zë të lartë dhe të çartë, sonte fituan shqiptarët dhe sonte një klasë politike u pensionua. Urime fitorja, urime pensionimi kundërshtarëve politik. Sonte po i drejtohem kundërshtarit tim politik, Ali Ahmetit me plot respekt dhe qartësi, ky është çasti ku duhet të dorëhiqesh. Vota e shqiptarëve të dërgoi në pension politik”, tha Izet Mexhiti./TV21