Izraeli anulon lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë
Izraeli ka njoftuar se po shtyn lirimin e planifikuar të 620 të burgosurve palestinezë për shkak të “shkeljeve të përsëritura dhe të vazhdueshme nga Hamasi”. Të burgosurit do të liroheshin dje – pasi militantët e Hamasit i dorëzuan gjashtë pengje të gjallë Kryqit të Kuq. Por ndërsa ra nata, të burgosurit ende nuk ishin liruar [...]Read More...

Izraeli ka njoftuar se po shtyn lirimin e planifikuar të 620 të burgosurve palestinezë për shkak të “shkeljeve të përsëritura dhe të vazhdueshme nga Hamasi”.
Të burgosurit do të liroheshin dje – pasi militantët e Hamasit i dorëzuan gjashtë pengje të gjallë Kryqit të Kuq.
Por ndërsa ra nata, të burgosurit ende nuk ishin liruar – dhe një “konsultim sigurie” u mbajt midis kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarëve të burgut, shkruan sky News,
Ndërsa së fundmi ata lëshuan një deklaratë që thoshte: “Në dritën e shkeljeve të përsëritura dhe të vazhdueshme nga Hamasi – duke përfshirë ceremonitë e turpshme që çnderojnë dinjitetin e të rrëmbyerve tanë dhe përdorimin cinik të robërve për qëllime propagandistike – është vendosur që të shtyhet lirimi i terroristëve që ishte planifikuar për dje deri në lirimin e ardhshëm të grupit”.
Raportohet se pesë nga gjashtë pengjet e liruar të shtunën u shoqëruan nga militantë të maskuar dhe të armatosur përpara një turme – një shfaqje që Kombet e Bashkuara dhe të tjerët e kanë kritikuar si mizore.
Ai ishte menduar të ishte lirimi më i madh njëditor i të burgosurve në fazën e parë të armëpushimit aktual të Gazës.