Jashari: Veteranët duhet të kenë jetë dinjtoze, jo të mbështeten me asistencë sociale
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, ka ngritur shqetësimin se nuk po bëhet mjaftueshëm për kategorinë e veteranëve dhe dëshmorëve të luftës. Ai ka deklaruar se Shoqata po i ndjek fushatat dhe premtimet e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, por gjithashtu ka theksuar se ata do të

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, ka ngritur shqetësimin se nuk po bëhet mjaftueshëm për kategorinë e veteranëve dhe dëshmorëve të luftës. Ai ka deklaruar se Shoqata po i ndjek fushatat dhe premtimet e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, por gjithashtu ka theksuar se ata do të vazhdojnë të kërkojnë ato që u takojnë sipas ligjit të vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Jashari tha se premtimet për përmirësimin e kushteve të veteranëve shpesh janë shpresëdhënëse, por realiteti mbetet i vështirë. Ai theksoi se kategoritë e veteranëve duhet të kenë një jetesë dinjitoze dhe jo të mbështeten në ‘’asistencën sociale’’.
‘’Disa nga premtimet janë shpresëdhënëse, na japin shpresë se do të ndryshojë jeta e veteranëve të ushtrisë por ne do të vazhdojmë të flasim sepse është e obligueshme që këto kategori ta kenë një jetë të dinjitetshme e jo të vazhdohet kështu me asistencë social’’, deklaroi Jashari, për FrontOnline.