Jastëkët tuaj do të jenë më të pastër pas larjes nëse zëvendësoni zbardhuesin me një përbërës natyral
Neglizhenca e njerëzve për larjen e jastekëve është shumë e madhe, e kjo gjë shkakton aroma të pakëndshme dhe papastërti, por egziston edhe një mënyrë shumë e lehtë për pastrimin e jastëkëve pa pastues kimik. Pak njerëz e kuptojnë se jastëkët duhen larë mirë në këtë kohë të vitit për të parandaluar grumbullimin e mikrobeve […] The post Jastëkët tuaj do të jenë më të pastër pas larjes nëse zëvendësoni zbardhuesin me një përbërës natyral appeared first on ATV.
Neglizhenca e njerëzve për larjen e jastekëve është shumë e madhe, e kjo gjë shkakton aroma të pakëndshme dhe papastërti, por egziston edhe një mënyrë shumë e lehtë për pastrimin e jastëkëve pa pastues kimik.
Pak njerëz e kuptojnë se jastëkët duhen larë mirë në këtë kohë të vitit për të parandaluar grumbullimin e mikrobeve në pelhurë. Tani që ngrohja është vazhdimisht e ndezur, djersitemi më shumëgjatë gjumit dhe kjo do të bëjë që lagështia të bllokohet Brenda fibrave.
nëse nuk i lani rregullisht, jastëkët e lagur mund të nxisin grumbullimin e baktereve, marimangave të pluhurit dhe madje edhe mykut në shtratin tuaj.
Djersa gjithashtu do të krijojë njolla të verdha dhe do të prishë mbushjen, duke i bërë jastëkët shumë më të fryrë dhe thjesht duke e bërë shtratin të mbajë erë të keqe.
Megjithatë, ekspertja e Fresh Laundry, Amanda Rourke, tha se është e lehtë të pastrosh thellë jastëkët pa pasur nevojë për ndonjë produkt lavanderie, sepse e tëra çfarë të duhet është lëngu i limonit.
“Vetitë antibakteriale dhe dezinfektuese të limonit janë të njohura mirë. Kjo është mënyra më efektive për të zbardhur jastëkët”, deklaroi ajo.
The post Jastëkët tuaj do të jenë më të pastër pas larjes nëse zëvendësoni zbardhuesin me një përbërës natyral appeared first on ATV.
