Jo vetëm Endrick e Mbappe, Reali do ta transferojë edhe një top sulmues në verë

Welcome to Kosova Today

Real Madridi pritet të jetë shumë aktiv në afatin kalimtar veror, ku vëmendja kryesore është te Kylian Mbappe. Sulmuesi francez pritet të transferohet te Real Madridi pasi kontrata e tij me Paris Saint Germain skadon më 30 qershor. Shumë media ndërkombëtare kanë raportuar se tanimë Mbappe ka një marrëveshje me Realin dhe pritet vetëm zyrtarizimi […]

Jo vetëm Endrick e Mbappe, Reali do ta transferojë edhe një top sulmues në verë

Real Madridi pritet të jetë shumë aktiv në afatin kalimtar veror, ku vëmendja kryesore është te Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez pritet të transferohet te Real Madridi pasi kontrata e tij me Paris Saint Germain skadon më 30 qershor.

Shumë media ndërkombëtare kanë raportuar se tanimë Mbappe ka një marrëveshje me Realin dhe pritet vetëm zyrtarizimi në javët e ardhshme.

Përveç Mbappes, Realit nga sezoni i ri do t’i bashkohet edhe super talenti brazilian Endrick i cili është blerë më herët, por që është lënë në huazim te Palmeiras deri në fund të sezonit.

Por jo vetëm Mbappe dhe Endrick, pasi edhe një tjetër top sulmues pritet të bashkohet me Los Blancos në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi francez Kinglsey Coman është dëshira e madrilenëve dhe ata po përgatisin një ofertë për transferimin e tij sipas asaj që ka raportuar Defensa Central.

27-vjeçari do të largohet nga Bayern Munich dhe Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro për transferimin e reprezentuesit franez në Santiago Bernabeu.

Coman pritet të jetë zëvendësues i Rodrygos te Reali, me brazilianin që pritet të largohet pasi ka oferta të shumta.