Kalimi i fundit para kryeministrisë, Fatos Nano përcillet në banesën e fundit
Ka përfunduar ceremonia e homazheve në nder të liderit historik të PS, Fatos Nano, transmeton Euronews. Pas ceremonisë, arkëmorti me trupin e pajetë të ish-kryeministrit është vendosur në shtratin e një topi për të bërë kalimin e fundit përpara kryeministrisë, ku ai shërbeu 3 herë në krye të qeverisë shqiptare. Ky është nderimi më i […]

Ka përfunduar ceremonia e homazheve në nder të liderit historik të PS, Fatos Nano, transmeton Euronews.
Pas ceremonisë, arkëmorti me trupin e pajetë të ish-kryeministrit është vendosur në shtratin e një topi për të bërë kalimin e fundit përpara kryeministrisë, ku ai shërbeu 3 herë në krye të qeverisë shqiptare.
Ky është nderimi më i lartë që i bëhet një personaliteti shtetëror i cili ka mbajtur detyrën e kryeministrit.
Qindra njerëz ndoqën kortezhin që prihej nga familjarët, bashkëshortja dhe fëmijët duke duartrokitur dhe hedhur lule.
Fatos Nano do të varret ne një ceremoni familjare në varrezat e Sharrës.
Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë nga jeta të premten në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë.
Nano ndodhej në spital prej datës 8 tetor pas problemeve kronike respiratore. Ish-kryeministri, Nano pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit. Prej ditësh gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim. Në 16 shtator të këtij viti, ish-lideri histrorik i PS, Nano festoi ditëlindjen e 73-të.
