“Si kalon me agjentë serbë në Rogner”, Vlora Hyseni iu drejtua gazetares Klodiana Lala

“Si kalon me agjentë serbë në Rogner”, Vlora Hyseni iu drejtua gazetares Klodiana Lala

Është publikuar me video momenti kur ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni është përplasur me gazetaren e Neës 24, Klodiana Lala, teksa mbërriti në GJKKO për masën e sigurisë.

Teksa i Lala i drejtonte pyetjen, Hyseni iu përgjigj gazetares me akuzën e fortë se është takuar me agjentë serbë në hotel.

“Klodi, si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner”, tha Hyseni.

Akuzën e rëndë, Hyseni e bëri teksa po hynte në ambientet e GJKKO ku do të njihet me masën e sigurisë.

Vlora Hyseni e cila mbajti postin e drejtueses së SHISH për mbi 3 vite, u pezullua dhe u vendos në arrest shtëpie me urdhër të SPAK.

Mbi të rëndojnë dy akuza, përkrahja e autorit të krimit dhe zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.