Kamioni mediatik i Ballkanit dy javë do të jetë në Maqedoninë e Veriut

Në katër qytete të Maqedonisë së Veriut do të jetë Kamioni Medatik i Ballkanit, prej 3 nëntorit e deri më 14 nëntor, transmeton Portalb.mk. “Kamioni Mediatik i Ballkanit (Balkan Neës Truck) arrin në Maqedoni. Pas turneut emocionues në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri, Balkan News Truck vazhdon udhëtimin e tij dhe […]

Kamioni mediatik i Ballkanit dy javë do të jetë në Maqedoninë e Veriut
Kamioni Mediatik Ballkanik

Në katër qytete të Maqedonisë së Veriut do të jetë Kamioni Medatik i Ballkanit, prej 3 nëntorit e deri më 14 nëntor, transmeton Portalb.mk.

“Kamioni Mediatik i Ballkanit (Balkan Neës Truck) arrin në Maqedoni. Pas turneut emocionues në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri, Balkan News Truck vazhdon udhëtimin e tij dhe këtë herë do të ndalet në Manastir, Gostivar, Shtip dhe Shkup”, njoftoi Fondacioni Metamorfozis.

Më 3 dhe 4 nëntor do të jetë në Manastir përballe Shirok Sokakit, më 6 dhe 7 nëntor para gjimnazit në Gostivar, më 10 dhe 11 nëntor në sheshin e qytetit të Shtipit, ndërsa më 13 dhe 14 nëntor në Shkup.

“Ngjarja paraqet mundësi për qytetarët të mblidhen, të shkëmbejnë mendime dhe t’i shohin lajmet nga një këndvështrim tjetër — me qëllim që të nxitet mendimi kritik, edukimi mediatik dhe dialogu i hapur për rolin dhe ndikimin e informacionit në jetën e përditshme”, njoftoi Metamorfozis.

Kjo platformë udhëtuese hulumton lajmet, pamjet dhe mendimin kritik, ku do të ketë edhe kuize dhe biseda me publikun.

Ndryshe, projekti Balan News Truck do të vizitojë 20 qytete nga Kosova, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia prej shtatorit e deri në nëntor.

Vizita në Maqedoninë e Veriut do të jetë si pjesë e para-programit të Ditëve të Edukimit Mediatik që do të mbahen në periudhën 17-24 nëntor.

Balkan Neës Truck është një iniciativë e zbatuar nga CFI – Agjencia Franceze për Zhvillimin e Mediave në partneritet me Fondacionin për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, me mbështetjen e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës, në kuadër të projektit Shared Horizons.