Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Një shtetas 37-vjeçar i Kanadasë është vënë nën hetim nga policia e Kumanovës, pasi dyshohet se ka blerë dhe përvetësuar pa autorizim një artefakt që përbën trashëgimi kulturore.

Sipas MPB-së, SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj J.A.S. (37) nga Kanadaja, nën dyshimin për veprën penale që lidhet me nxjerrjen apo eksportimin jashtë vendit të pasurive nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimisë kulturore ose rariteteve natyrore.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 28 gusht 2026, kur kanadezi në mënyrë të kundërligjshme ka siguruar dhe përvetësuar një fragment guri ranor, i cili është kategorizuar si trashëgimi kulturore.

Dyshimet e policisë janë se ai e kishte siguruar objektin me qëllim ta nxirrte nga vendi pa lejen e autoriteteve kompetente.

Rasti tashmë është proceduar penalisht, ndërsa autoritetet po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.