​Kapet në flagrancë 57-vjeçari i dënuar për vrasje në Fier

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar operacionin policor të

​Kapet në flagrancë 57-vjeçari i dënuar për vrasje në Fier
​Kapet në flagrancë 57-vjeçari i dënuar për vrasje në Fier

​Kapet në flagrancë 57-vjeçari i dënuar për vrasje në Fier

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Pathway”.

Gjatë operacionit, shërbimet e policisë kanë kapur në flagrancë në një lokal në Fermë Çlirim, shtetasin P. M., me një armë zjarri pistoletë, me dy krehër me nga shtatë fishekë që i mbante në çantën e dorës, të cilët janë sekuestruar.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin 57-vjeçar banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme