Kaq vota morën koalicionet për këshillat komunal në zgjedhjet lokale
Sipas të dhënave fillestare jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ), partia në pushtet VMRO-DPMNE ka fituar numrin më të madh të votave për këshilltarë në zgjedhjet lokale të djeshme, transmeton TV21. Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KShZ, janë përpunuar 3,471 nga gjithsej 3,474 vendvotime, që përfaqëson 99.91% të totalit. VMRO-DPMNE mori […]


Sipas të dhënave fillestare jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ), partia në pushtet VMRO-DPMNE ka fituar numrin më të madh të votave për këshilltarë në zgjedhjet lokale të djeshme, transmeton TV21.
Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KShZ, janë përpunuar 3,471 nga gjithsej 3,474 vendvotime, që përfaqëson 99.91% të totalit.
VMRO-DPMNE mori mbështetje nga 301,919 votues, ndërsa opozita LSDM siguroi 125,824 vota.
Në vendin e tretë renditet koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), i udhëhequr nga BDI, me mbi 114,246 vota, ndërsa koalicioni VLEN mori rreth 91,242 vota.
Partia Levica mori mbështetje nga 57,063 votues, ndërsa partia ZNAM nga 38,421. Koalicioni “Eksperienca për Sukses” (GROM, LDP, Integra, PCER) fitoi 13,000 vota.
Sipas të dhënave të KShZ-së, në zgjedhje votuan gjithsej 883,937 qytetarë, prej të cilëve 833,984 fletëvotime ishin të vlefshme dhe 49,957 të pavlefshme. Pjesëmarrja e zgjedhësve ishte 48.29%.
Më 19 tetor, Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit. Zgjedhjet lokale të këtij viti janë të parat në të të cilat reflektohen ndryshimet demografike të shfaqura nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021. Si rezultat i kësaj, ka ardhur deri te një ulje e numrit të anëtarëve të këshillave komunalë në 14 komuna. Në garën zgjedhore për kryetarë komunash morën pjesë 5 koalicione, 18 parti politike dhe 57 kandidatë të pavarur. Në garën për mandatet e këshilltarëve, garuan 6 koalicione, 28 parti politike dhe 67 lista të pavarura të këshilltarëve. 1.832.415 votues të regjistruar në Listën e votuesve kishin të drejtë vote.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetar komune do të mbahet më 2 nëntor.