Kate Middleton shuan kureshtjen, shfaqet në publik bashkë me Princin William

Welcome to Kosova Today

Princesha Kate Middleton më në fund është parë për herë të parë pas disa muajsh që prej kur ajo po rikuperohej pas një operacioni të cilit i ishte nënshtruar. Ajo u pa bashkë me Princin William gjatë fundjavës në Windsor Farm Shop, derisa në pamjet e kapura nga TMZ, transmeton AlbanianPost – dyshja shihen duke […] The post Kate Middleton shuan kureshtjen, shfaqet në publik bashkë me Princin William appeared first on Albanian Post.

Kate Middleton shuan kureshtjen, shfaqet në publik bashkë me Princin William

Princesha Kate Middleton më në fund është parë për herë të parë pas disa muajsh që prej kur ajo po rikuperohej pas një operacioni të cilit i ishte nënshtruar.

Ajo u pa bashkë me Princin William gjatë fundjavës në Windsor Farm Shop, derisa në pamjet e kapura nga TMZ, transmeton AlbanianPost – dyshja shihen duke buzëqeshur dhe zhvilluar një bisedë teksa ecin drejt parkingut.

Kjo dalje shënon herën e parë që Princesha e Uellsit është parë në publik që kur Pallati Kensington njoftoi se ajo kishte “planifikuar një operacion abdominal” më 16 janar.

“Kate ishte duke bërë pazar me William dhe ajo dukej e lumtur dhe dukej mirë”, tha një dëshmitar për median.

Ndërsa fëmijët e William dhe Kate, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, nuk iu bashkëngjiten dyshes për të bërë shoping, The Sun raportoi se Princi dhe Princesha e Uellsit gjithashtu kaluan një pjesë të fundjavës duke shpenzuar kohë me fëmijët e tyre.

Nuk është çudi që Princi dhe Princesha e Uellsit po i mbajnë tre fëmijët e tyre në një orar, pasi deklarata fillestare nga Kensington Palace për operacionin e Princeshës Kate shprehu dëshirën e saj për të “ruajtur sa më shumë normalitet për fëmijët e saj” gjatë kësaj kohe.

Kate është parë dy herë duke udhëtuar me makinë në javët e fundit, së pari më 4 mars me nënën e saj Carole Middleton dhe një herë tjetër me Princin William.

Gjithsesi, Kate mund të flasë për shëndetin e saj kur të kthehet në detyrën publike, sipas një raporti të ri.

The Sunday Times citoi të brendshëm të afërt me Kate dhe Princin William, duke treguar se ata parashikojnë se çifti do të ndajë detaje rreth operacionit dhe rimëkëmbjes së familjes mbretërore, por ata do ta bëjnë këtë në afatin dhe kushtet e tyre.

“Ata janë më të hapur kur bashkëveprojnë me anëtarët e publikut dhe unë mund të shoh një botë në të cilën princesha mund të diskutojë rikuperimin e saj”, tha një burim mbretëror për median.

Spekulime të shumta lindën pas mos shfaqjes së Kate në publik për muaj të tërë – por, se çfarë u aludua më konkretisht, e kuptoni duke ndjekur artikullin në linkun e mëposhtëm.

Kate Middleton dhe spekulimet mbi gjendjen e saj shëndetësore – çfarë dihet deri më tani?

The post Kate Middleton shuan kureshtjen, shfaqet në publik bashkë me Princin William appeared first on Albanian Post.