KB Bashkimi-Prizren reagon pas ndaljes së tifozëve në Mal të Zi – Kërkojnë mbrojtje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasadës së Kosovës në Mal të Zi

Klubi i Basketbollit në Prizren, KB Bashkimi kanë bërë një reagim në rrjetin social Favebook, pas ndalimit të tifogrupit, Arpagjikët, në Mal të Zi nga autoritet malazeze, raporton Gazeta 10. Tifogrupi ishte duke u kthyer nga Italia për në Kosovë dhe ishin ndalur për pushim në një lokacion të quajtur Meljine. Policia malazeze, për mediat

KB Bashkimi-Prizren reagon pas ndaljes së tifozëve në Mal të Zi – Kërkojnë mbrojtje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasadës së Kosovës në Mal të Zi
KB Bashkimi-Prizren reagon pas ndaljes së tifozëve në Mal të Zi – Kërkojnë mbrojtje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasadës së Kosovës në Mal të Zi

KB Bashkimi-Prizren reagon pas ndaljes së tifozëve në Mal të Zi – Kërkojnë mbrojtje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasadës së Kosovës në Mal të Zi

Klubi i Basketbollit në Prizren, KB Bashkimi kanë bërë një reagim në rrjetin social Favebook, pas ndalimit të tifogrupit, Arpagjikët, në Mal të Zi nga autoritet malazeze, raporton Gazeta 10.

Tifogrupi ishte duke u kthyer nga Italia për në Kosovë dhe ishin ndalur për pushim në një lokacion të quajtur Meljine. Policia malazeze, për mediat atje kanë thënë se janë ndalur për shkak të disa grafiteve të shkruara UÇK, e si pasojë e kësaj, dy persona janë shoqëruar në polici.

Klubi i Basketbollit, KB Bashkimi kanë bërë thirrje tek autoritetet kosovare, më saktë tek Ministria e Punëve të Jashtme që të merr masa dhe t’i mborjë qytetarët që ndodhen në Mal të Zi që janë ndaluar nga poolicia malazeze, raporton Gazeta 10.

“I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse Ministrisë së punëve të jashtme të Kosovës dhe veçanërisht Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi për reagim dhe mbrojtje të tifo grupit Arpagjik’t si qytetarë të Kosovës dhe të kujdesen që djemtë tanë të lirohen, të mos mbahen padrejtësisht, dhe të vazhdojnë rrugën për Kosovë!”, kanë shkruar tutje në reagimin e tyre nga kryesia e KB Bashkimit në Facebook./Gazeta10

Postimi i plotë i KB Bashkimi në Facebook:

Reagim !!
Është e papranueshme që Arpagjik’t të ndalohen në Mal të Zi vetëm për një grafit të shkruar UÇK. Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht. ????
Solidariteti me ta është i pakushtëzuar!
I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse Ministrisë së punëve të jashtme të Kosovës dhe veçanërisht Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi për reagim dhe mbrojtje të tifo grupit Arpagjik’t si qytetarë të Kosovës dhe të kujdesen që djemtë tanë të lirohen, të mos mbahen padrejtësisht, dhe të vazhdojnë rrugën për Kosovë!
Kryesia e KB Bashkimi
23.10.2025, Prizren