Kërcënimi i prokurorëve, Balla flet pas takimit në KLP: Qentë që lehin, nuk të hanë! Garantojmë sigurinë e tyre dhe të familjarëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për mediat pas takimit me Alfred Ballën, kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u diskutua në lidhje me mbrojtjen e prokurorëve, pas dëshmive të Artan Tafanit se grupi i Laert Haxhiut kishte planifikuar vrasjen e dy prokurorëeve, Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi, të dyja të marra […] The post Kërcënimi i prokurorëve, Balla flet pas takimit në KLP: Qentë që lehin, nuk të hanë! Garantojmë sigurinë e tyre dhe të familjarëve appeared first on Ditar.al.

Kërcënimi i prokurorëve, Balla flet pas takimit në KLP: Qentë që lehin, nuk të hanë! Garantojmë sigurinë e tyre dhe të familjarëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për mediat pas takimit me Alfred Ballën, kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u diskutua në lidhje me mbrojtjen e prokurorëve, pas dëshmive të Artan Tafanit se grupi i Laert Haxhiut kishte planifikuar vrasjen e dy prokurorëeve, Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi, të dyja të marra në mbrojtje nga Policia e Shtetit.

Teksa përmendi shprehjen popullore “qentë që lehin, nuk të hanë”, Balla theksoi se siguria e prokurorëve, gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre do të garantohet çdo ditë nga policia dhe Garda e Republikës.

“Jemi takuar sot, nuk është takimi i parë, jemi takuar me kryetarin e KLP për këtë çështje ku kemi diskutuar dhe e kemi bërë publik faktin që kemi diskutuar për çështjen e sigurisë së prokurorëve. Dua që t’i garantoj çdo prokuror dhe çdo gjyqtar se ministria, policia dhe Garda janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe çdo prokurori e gjyqtari dhe familjarët e tyre. Nuk ndaj të njëjtën mendim me ju se ka mungesë të kuadrit ligjor. Populli shqiptar ka një shprehje të bukur “qentë që lehin, nuk të hanë”. Falë punës së prokurorisë kemi arritur të thyejmë kasaforta e një bande kriminale dhe besojmë se në ditët në vijim do arrijmë të thyejmë edhe të tjerë. Do jemi brenda një jave për të filluar zbatimin që do përfshin ndryshim në VKM për të garantuar që çdo gjë të jetë e reflektuar si duhet.”, tha Balla.

The post Kërcënimi i prokurorëve, Balla flet pas takimit në KLP: Qentë që lehin, nuk të hanë! Garantojmë sigurinë e tyre dhe të familjarëve appeared first on Ditar.al.