Sillnin ilaçe kontrabandë nga Greqia, Italia dhe Kosova, arrestohen 16 persona
16 persona janë vënë në pranga pasi u zbulua se tregtonin dhe magazinonin medikamente mjekësore kontrabandë. Policia thotë se këto medikamente kanë vlerë rreth 50 mijë euro. Shoqërimi dhe arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e djeshme. Ndalimet me urdhër të prokurorisë së Tiranës, pas hetimeve disa mujore të kryera në bashkëpunim me krimin ekonomik […] The post Sillnin ilaçe kontrabandë nga Greqia, Italia dhe Kosova, arrestohen 16 persona appeared first on Ditar.al.

16 persona janë vënë në pranga pasi u zbulua se tregtonin dhe magazinonin medikamente mjekësore kontrabandë.
Policia thotë se këto medikamente kanë vlerë rreth 50 mijë euro. Shoqërimi dhe arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e djeshme.
Ndalimet me urdhër të prokurorisë së Tiranës, pas hetimeve disa mujore të kryera në bashkëpunim me krimin ekonomik të policisë.
Përgjimet dhe ndjekja në teren e farmacistëve dhe furnizuesve ka zbuluar tregtinë e palighshme të ilaçeve të pa liçensuara nga ministria e shëndetësisë. Në pranga kanë rënë Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit dy persona.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, në disa banesa dhe farmaci në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50000 euro.
The post Sillnin ilaçe kontrabandë nga Greqia, Italia dhe Kosova, arrestohen 16 persona appeared first on Ditar.al.