ASH kërkon përgjegjësi për kredinë hungareze

ASH kërkon përgjegjësi për kredinë hungareze

Komunikatë nga ASH (Aleanca për Shqiptarët):

Kredia prej një miliard eurosh nga Hungaria po përmendet në kuadër të një hetimi penal ndaj Eximbank, ndërsa VLEN hesht.

Kur duhej të dilnin para kamerave dhe të merrnin merita për investime, kredi dhe projekte, ishin në rresht të parë.

Sot, kur paraqiten pyetje serioze për një miliard euro borxh publik, nuk dëgjohet asnjë fjalë.

VLEN duhet t’u tregojë shqiptarëve

A e kanë ditur se si është negociuar kjo kredi?

A kanë kërkuar transparencë për prejardhjen dhe destinimin e mjeteve?

A e dinë cilat kompani dhe projekte kanë përfituar?

A kanë pasur qasje në dokumentacion apo vetëm kanë ngritur dorën kur është kërkuar mbështetje politike?

Një miliard euro nuk janë para të Mickoskit, as të Orbanit, as të VLEN-it.

Janë borxh që do ta paguajnë qytetarët.

Prandaj VLEN nuk mund të fshihet pas heshtjes.

Nëse janë partnerë të Qeverisë, le të dalin dhe të japin përgjigje.

Nëse nuk dinë asgjë, le ta pranojnë publikisht se në Qeveri janë vetëm për numër.

Shqiptarët meritojnë përfaqësues që kërkojnë llogari, jo partnerë që heshtin sa herë shpërthen një aferë.

VLEN, përgjigjuni. Heshtja juaj po bëhet pjesë e skandalit”, reagon ASH.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.