Kica-Xhelili kthen deklarimin e Abdixhikut më 11 nëntor: Qe sa e thjeshtë është situata, veç a don me marrë vesh
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka kthyer një deklarim të Lumir Abdixhikut më 11 nëntor, ku ai kishte kërkuar konsensus politik për t’u tejkaluar barrierat ligjore për komisione parlamentare dhe përmes propozimit të Presidentes së Kosovës. “Kaq e thjeshtë ka qenë situata. Është kërkuar koncensus politik, propozimi të bëhet qoftë edhe si


Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka kthyer një deklarim të Lumir Abdixhikut më 11 nëntor, ku ai kishte kërkuar konsensus politik për t’u tejkaluar barrierat ligjore për komisione parlamentare dhe përmes propozimit të Presidentes së Kosovës.
“Kaq e thjeshtë ka qenë situata. Është kërkuar koncensus politik, propozimi të bëhet qoftë edhe si pako e presidentes, që të tejkalohen barrierat ligjore të komisioneve parlamentare (sepse s’ka pozitë dhe opozitë e rrjedhimisht s’mund të themelohen), por VV është dashur të mos bëjë lojë me zvarritje ditësh. Në fund, VV ftoi seancë kundërligjshëm, me propozim të kundërligjshëm të qeverisë (pra jo të presidentes), dhe me projektligje që fare s’u koordinuan me palët tjera parlamentare. Që thojnë, “veç a don me marrë vesh”.
”, shkroi ajo.

