Kida paralajmëron këngën e re: Diçka ndryshe po vjen

Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur për publikun si Kida, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë një këngë të re. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka publikuar një pjesë të shkurtër, që ket të jetë një baladë me tone të ndjera dhe emocionale. […]

Kida paralajmëron këngën e re: Diçka ndryshe po vjen

Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur për publikun si Kida, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë një këngë të re.

Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka publikuar një pjesë të shkurtër, që ket të jetë një baladë me tone të ndjera dhe emocionale.

Në përshkrimin që ka shoqëruar videon, Kida ka shkruar: “Diçka ndryshe po vjen”.

 Foto: Instagram

Ky postim ka ngjallur menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë vërshuar me komente pozitive dhe pritje të mëdha për këngën e re.

Kida, e njohur për hitet e saj dhe bashkëpunimet e suksesshme me artistë të tjerë, duket se këtë herë ka zgjedhur të rikthehet me një projekt më të ndjeshëm dhe të fokusuar në tekst dhe emocion.

Baladat nuk janë një territor i panjohur për të, por ky paralajmërim lë të kuptohet se mund të sjellë një anë më të pjekur artistikisht dhe më personale të saj.

Megjithëse ende nuk ka bërë të ditur titullin apo datën e publikimit, pritjet për këngën janë të larta.