Kini kujdes – Nëse ju vijnë këta SMS në telefon në emër të Postës së Kosovës, janë mashtrime

Posta e Kosovës njofton qytetarët se sot është raportuar një valë e re e mesazheve mashtruese të cilat po dërgohen përmes SMS-ve duke keqpërdorur emrin dhe identitetin zyrtar. Domaini mashtrues që po shpërndahet është: postakosoves.world – Ky është një faqe mashtruese dhe nuk ka asnjë lidhje me Postën e Kosovës. Bazuar në ankesat e qytetarëve

Kini kujdes – Nëse ju vijnë këta SMS në telefon në emër të Postës së Kosovës, janë mashtrime

Posta e Kosovës njofton qytetarët se sot është raportuar një valë e re e mesazheve mashtruese të cilat po dërgohen përmes SMS-ve duke keqpërdorur emrin dhe identitetin zyrtar.

Domaini mashtrues që po shpërndahet është:

postakosoves.world – Ky është një faqe mashtruese dhe nuk ka asnjë lidhje me Postën e Kosovës.

Bazuar në ankesat e qytetarëve dhe faktet e pranuara, Posta e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke raportuar rastin te kompania që ka regjistruar këtë domain mashtrues dhe ka kërkuar pezullimin e tij urgjentisht.