Kiwi, fruti që rregullon gjithçka para ciklit
Nga ndryshimet e humorit te fryrjet, ky frut i gjelbër plot vlera ndihmon trupin të ndihet në ekuilibër, i qetë dhe me energji gjatë gjithë muajit. Ndihmon për gjumë të qetë ???? Kiwit nxit prodhimin e melatoninës, duke përmirësuar gjumin. Gjumi cilësor ndihmon në qetësimin e hormoneve dhe në lëkurë më të pastër. Rrit energjinë […] The post Kiwi, fruti që rregullon gjithçka para ciklit appeared first on Neps.al.
Nga ndryshimet e humorit te fryrjet, ky frut i gjelbër plot vlera ndihmon trupin të ndihet në ekuilibër, i qetë dhe me energji gjatë gjithë muajit.
Ndihmon për gjumë të qetë 
Kiwit nxit prodhimin e melatoninës, duke përmirësuar gjumin. Gjumi cilësor ndihmon në qetësimin e hormoneve dhe në lëkurë më të pastër.
Rrit energjinë dhe ul lodhjen para ciklit 
Acidi folik (vitamina B9) në kivi mbështet prodhimin e serotoninës dhe energjisë, duke lehtësuar lodhjen dhe ndryshimet e humorit përpara menstruacioneve.
Parandalon kapsllëkun dhe grumbullimin e estrogjenit 
Dy kivi përmbajnë rreth 4 gram fibra, të cilat ndihmojnë trupin të eliminojë estrogjenin e tepërt dhe të ruajë ekuilibrin hormonal përmes tretjes së rregullt.
Hidraton në thellësi 
Me pothuajse 90 për qind ujë, kivi ndihmon në parandalimin e dehidratimit që shkakton lodhje, dhimbje koke dhe fryrje para ciklit.
Ul mbajtjen e ujit në trup 
Falë përmbajtjes së lartë të kaliumit, kivi ndihmon në balancimin e niveleve të natriumit, duke reduktuar fryrjen, mbajtjen e lëngjeve dhe ngërçet në mënyrë natyrale.
Rrit progesteronin dhe ekuilibron hormonet 
Kivi është i pasur me vitaminë C, e cila ndihmon trupin të prodhojë më shumë progesteron – hormoni qetësues që mbështet gjumin, humorin dhe pjellorinë gjatë fazës luteale.
Përmirëson tretjen 
Enzima aktinidin në kivi ndihmon në shpërbërjen e proteinave, duke parandaluar gazrat, fryrjen dhe ndjesinë e rëndesës pas ngrënies.
Zbut ndjeshmërinë e gjirit dhe ul inflamacionin 
I pasur me vitaminë E dhe antioksidantë, kivi ndihmon në uljen e inflamacionit, lehtësimin e dhimbjeve të gjirit dhe ruajtjen e ekuilibrit hormonal natyrshëm.
Forcon shëndetin e zorrëve 
Kivi është plot me prebiotikë që ushqejnë bakteret e mira të zorrëve. Një zorrë e shëndetshme ndihmon në pastrimin hormonal, më pak fryrje dhe tretje më të mirë.
The post Kiwi, fruti që rregullon gjithçka para ciklit appeared first on Neps.al.
