Koalicioni me VV-në në Prizren, Bekim Nerjovaj jep dorëheqje nga AAK bashkë me nëndegët e Hasit

Bekim Nerjovaj, një nga figurat më të votuara të kësaj partie në qytet, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga AAK, bashkë me të gjitha nëndegët e Hasit përveç asaj të Zymit. Në një komunikatë për media, Nerjovaj ka bërë të ditur se vendimi vjen si reagim ndaj një koalicioni politik të arritur pa asnjë konsultim […] The post Koalicioni me VV-në në Prizren, Bekim Nerjovaj jep dorëheqje nga AAK bashkë me nëndegët e Hasit appeared first on ATV.

Koalicioni me VV-në në Prizren, Bekim Nerjovaj jep dorëheqje nga AAK bashkë me nëndegët e Hasit

Bekim Nerjovaj, një nga figurat më të votuara të kësaj partie në qytet, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga AAK, bashkë me të gjitha nëndegët e Hasit përveç asaj të Zymit.

Në një komunikatë për media, Nerjovaj ka bërë të ditur se vendimi vjen si reagim ndaj një koalicioni politik të arritur pa asnjë konsultim me kandidatët dhe strukturat e partisë në terren.

“Si kandidati i dytë më i votuar i AAK-së në degën e Prizrenit, së bashku me të gjitha nëndegët e Hasit (me përjashtim të Zymit), japim dorëheqje nga kjo parti. Arsyeja është arritja e koalicionit pa asnjë konsultim me ne si kandidatë dhe me strukturat partiake në terren,” deklaroi Nerjovaj.

Ai ka shprehur mirënjohje për qytetarët që e kanë mbështetur gjatë angazhimit të tij politik, duke theksuar se besimi i tyre ka qenë motivi kryesor për punën e tij në shërbim të komunitetit.

“Falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët që më kanë mbështetur dhe u shpreh mirënjohjen time të përjetshme për besimin dhe përkrahjen e tyre,” shtoi ai.

Dorëheqja e Nerjovajt po shihet si një goditje e rëndë për AAK-në në Prizren, pasi ai ishte një nga përfaqësuesit më aktivë të partisë në rajonin e Hasit dhe kandidati i dytë më i votuar në zgjedhjet e fundit.

The post Koalicioni me VV-në në Prizren, Bekim Nerjovaj jep dorëheqje nga AAK bashkë me nëndegët e Hasit appeared first on ATV.