Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt
Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për shkarkimin e presidentit të vendit, Bajram Begaj. Në mbledhjen e kësaj të premteje, 9 deputetë të PS votuan kundër kërkesës, ndërsa 5 deputetë demokratë votuan pro shkarkimit të Bajram Begajt. Partia Demokratike kërkoi shkarkimin e Begajt me argumentin se dekretoi zgjedhje në […] The post Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt appeared first on Ditar.al.
 
                                Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për shkarkimin e presidentit të vendit, Bajram Begaj.
Në mbledhjen e kësaj të premteje, 9 deputetë të PS votuan kundër kërkesës, ndërsa 5 deputetë demokratë votuan pro shkarkimit të Bajram Begajt.
Partia Demokratike kërkoi shkarkimin e Begajt me argumentin se dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës, ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si edhe dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore.
Gjatë mbledhjes së komisionit, deputeti i PD Gjin Gjoni, renditi disa nga shkeljet që sipas tij Begaj ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës.
“Grupi i PD ka paraqitur kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin e Presidentit Begaj. Ne jemi të bindur se Begaj nuk mund të vazhdojë të jetë kryetar i shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit. Kemi arritur në konkluzionin që Begaj ka konsumuar 7 shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, mjaftueshëm për ta shkarkuar atë.
Konkretisht shkeljet e rënda të Kushtetutës nga Begaj janë si vijon:
Dekreti antikushtetues për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë. Në kundërshtim me Kushtetutën, Begaj dekretoi zgjedhje të pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës, pa u krijuar nga pikëpamja kushtetuese vakanca.
Ka futur në ngërç kushtetues zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Ka minuar legjitimitetin e tyre, duke shkaktuar konfuzion te zgjedhësit. Ka marrë kompetencat e sistemit gjyqësor”- tha deputeti Gjin Gjoni gjatë mbledhjes
The post Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt appeared first on Ditar.al.
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  