Konfirmohet nga ATV, incident në Gjakovë – qytetarja refuzon të votojë, ja arsyeja

Një incident ka ndodhur sot në një nga vendvotimet e qytetit të Gjakovës, ku një qytetare që dëshironte të votojë me asistencë nuk u lejua të ushtronte të drejtën e saj. Sipas informatave, qytetarja nuk ka pasur me vete letrën e mjekut, dokument i nevojshëm për të votuar me asistencë, dhe ka pasur ndërhyrje nga […] The post Konfirmohet nga ATV, incident në Gjakovë – qytetarja refuzon të votojë, ja arsyeja appeared first on ATV.

Konfirmohet nga ATV, incident në Gjakovë – qytetarja refuzon të votojë, ja arsyeja

Një incident ka ndodhur sot në një nga vendvotimet e qytetit të Gjakovës, ku një qytetare që dëshironte të votojë me asistencë nuk u lejua të ushtronte të drejtën e saj.

Sipas informatave, qytetarja nuk ka pasur me vete letrën e mjekut, dokument i nevojshëm për të votuar me asistencë, dhe ka pasur ndërhyrje nga ana e policisë gjatë përpjekjes për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Si pasojë, qytetarja ka refuzuar të kryejë votimin.

“…Një qytetare dëshiron të votojë me asistencë por nuk po i lejohet, nuk e ka letrën e mjekut, ka ndërhyrje te policisë, qytetarja tani refuzon të votojë…”, ky ishte reagimi nga ekipi i ATV-së në terren, në qytetin e Gjakovës.

Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

The post Konfirmohet nga ATV, incident në Gjakovë – qytetarja refuzon të votojë, ja arsyeja appeared first on ATV.