“Kosova është Shqipëri”, identifikohen dy tifozët që “çmendën” serbët në stadiumin e Athinës. Ja ndëshkimi që morën
Janë identifikuar përgjegjësit për vendosjen e banderolës “Kosova është Shqipëri” në ndeshjen e AEK-ut me Ajax-in në Athinë. Sipas mediave greke, identiteti i tyre nuk bëhet i ditur por ata janë ndaluar të hynë përgjithmonë në stadium. Banderola zemëroi tifozët serbë dhe mediat serbe të cilat e quajtën tradhëti nga “vëllezërit grekë”. Lidhur me incidentin […] The post “Kosova është Shqipëri”, identifikohen dy tifozët që “çmendën” serbët në stadiumin e Athinës. Ja ndëshkimi që morën appeared first on Ditar.al.

Janë identifikuar përgjegjësit për vendosjen e banderolës “Kosova është Shqipëri” në ndeshjen e AEK-ut me Ajax-in në Athinë. Sipas mediave greke, identiteti i tyre nuk bëhet i ditur por ata janë ndaluar të hynë përgjithmonë në stadium.
Banderola zemëroi tifozët serbë dhe mediat serbe të cilat e quajtën tradhëti nga “vëllezërit grekë”.
Lidhur me incidentin ka reaguar edhe AEK, ndërsa thekson se ky veprim nuk përfaqëson mendimin e klubit, por të dy tifozëve të cilët janë identifikuar dhe së ndaj tyre do të merren masa duke u ndalur hyrjen në stadium.
“AEK shpreh neverinë e saj dhe dënon pa mëdyshje daljen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tone, e cila nuk ka të bëjë absolutisht me origjinën historike të shoqatës sonë, as sigurisht me atë që ajo përfaqëson që nga themelimi i saj. AEK-u nuk ka nevojë të provojë asgjë me fjalë, pasi e ka bërë me vepra në mënyra të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk ka marrë, kundër luftës. Për ngjarjen konkrete trishtuese dhe indinjuese, PAE AEK deklaron se nuk do të qëndrojë kështu.
Tashmë po nisim aksionet për caktimin e përgjegjësive edhe për një imazh momental, e përsërisim, që me të drejtë trazoi masën e madhe të botës sonë sportdashëse, e cila gjithashtu e ka kundërshtuar ashpër. Do t’i gjejmë patjetër përgjegjësit dhe do t’u ndalohet përgjithmonë hyrja në stadiumin tonë”, thuhet në komunikatën zyrtare të skuadrës.
The post “Kosova është Shqipëri”, identifikohen dy tifozët që “çmendën” serbët në stadiumin e Athinës. Ja ndëshkimi që morën appeared first on Ditar.al.