18.6 vite burg për Lefter Kokën, ministri i dënuar më rëndë në Shqipërinë postkomuniste
Lefter Koka mund të quhet ministri shqiptar i dënuar më rëndë në Shqipërinë postkomuniste, shkruan neësbomb.al. Gjykata e Posaçme ka dhënë këtë të enjte vendimin për dënimin e tij me 8.6 vite burg, për inceneratorin e Elbasanit. Ky dënim është i dyti për ish-ministrin e Mjedisit pas 20 ditësh. Më datë 25 Shtator, togat e […] The post 18.6 vite burg për Lefter Kokën, ministri i dënuar më rëndë në Shqipërinë postkomuniste appeared first on Newsbomb Albania.

Lefter Koka mund të quhet ministri shqiptar i dënuar më rëndë në Shqipërinë postkomuniste, shkruan neësbomb.al. Gjykata e Posaçme ka dhënë këtë të enjte vendimin për dënimin e tij me 8.6 vite burg, për inceneratorin e Elbasanit.
Ky dënim është i dyti për ish-ministrin e Mjedisit pas 20 ditësh. Më datë 25 Shtator, togat e zeza e dënuan atë me 10 vite burg për akuzat që lidhen me ndërtimin e inceneratorit të Fierit.
Dy dënime që në total shkojnë në 18.6 vite burg dhe e bëjnë Lefter Kokën ministrin shqiptar të dënuar më rëndë në Shqipërinë postkomuniste. Nga qelia ku ndodhet prej muajsh, ai është shprehur se procesi ndaj tij është bazuar në “mendimet e fallxhores”.
“Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Kriter themelor i procesit penal. Të besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit”, ka thënë para trupës gjykuese Koka.
Ky koment i tij që u bë në ditën e dhënies së vendimit për inceneratorin e Fierit i drejtoheshin ish-bashkëpunëtorëve të tij politikë, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.
- Lefter Koka u dënua me 8.6 vite burg për Elbasanin– Do vuajë 5.8 vite nga gjykimi i shkurtuar
- Lefter Koka u dënua me 10 vite burg për Fierin – Do vuajë 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar
Megjithatë, Lefter Koka përfiton gjykim të shkurtuar për të dyja dënimet që janë dhënë në ngarkim të tij, si dhe ka të drejtën e apelimit në Apelin e Posaçëm dhe në Gjykatën e Lartë. Nëse edhe të dyja shkallët e drejtësisë lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, ish-ministrit nuk i mbetet rrugë tjetër.
Lexo edhe: Gjykata jep vendimet për “Elbasanin”: Lefter Koka dënohet me 5.8 vite burg, Bllako i pafajshëm
The post 18.6 vite burg për Lefter Kokën, ministri i dënuar më rëndë në Shqipërinë postkomuniste appeared first on Newsbomb Albania.