Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë The post Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës appeared first on Albinfo.

Kosova në hendboll në konkurrencë të meshkujve në fillim të vitit 2025 do të paraqitet në turneun prestigjioz “Yellow Cup” që mbahet në Winterthur të Zvicrës.
Të premten, më 3 janar prej orës 20:30, Kosova luan ndaj Holandës, me të cilën barazuam në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve.
Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë. Ndërkohë të dielën prej orës 14:30 është ndeshja Itali – Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Është ky edicioni i 51-të i turneut “Yellow Cup”.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bujar Qerimi, të hënën ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar. Kosovës i mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm, pivoti Kastriot Jupa dhe aloja Kushtrim Ninaj. Të dy janë të lënduar.
Grumbullimi bëhet më 2 janar në Winterthur.
Shpallet lista e Kosovës për “Yellow Cup”, mungojnë Jupa e Ninaj
The post Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës appeared first on Albinfo.