Kosova përfundon paraqitjen në “Yellow Cup”

Loja e Kosovës ishte dukshëm më e mirë se ndaj Holandës e Zvicrës. Angazhimi i lojtarëve po ashtu ishte në nivel dukshëm më të lartë The post Kosova përfundon paraqitjen në “Yellow Cup” appeared first on Albinfo.

Kosova përfundon paraqitjen në “Yellow Cup”

Kosova në hendboll (meshkujt) e ka përfunduar paraqitjen në turneun ndërkombëtar “Yellow Cup” që prej të premtes deri të dielën u mbajt në Winterthur të Zvicrës.

Të dielën Kosova luajti ndeshje të fortë e të barabartë me Italinë. Megjithatë, në fund humbi me rezultat 28:25, njofton FHK, transmeton albinfo.ch.

Loja e Kosovës ishte dukshëm më e mirë se ndaj Holandës e Zvicrës. Angazhimi i lojtarëve po ashtu ishte në nivel dukshëm më të lartë.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:13 në të mirë të Kombëtares sonë. Kombëtarja jonë është shkëputur edhe në tri gola.

Në minutat e fundit loja ishte e barabartë, ndërsa në minutën e 58-të rezultati ishte 25:25. Më pas Kosova dështoi në disa aksione rresht dhe fitorja i takoi Italisë.

Paraqitja në edicionin e 51-të të “Yellow Cup” i shërben Kosovës për vazhdim të kualifikimeve për “Euro 2026”. Italia do të paraqitet në Botërorin që fillon më vonë këtë muaj.

Kosova: Valon Dedaj 1/1, Arbios Mushkolaj 2/2, Luigj Quni 0/2, Drilon Tahirukaj 5/8, Lulzim Shabani 0/2, Haris Berisha 3 pritje (3/17), Bujar Ramosaj, Jon Muqolli, Leonard Gegaj 5/6, Rron Ramadani 1/2, Olsi Mulaj, Egzon Gjuka 3/3, Lionel Mirdita 3/5, Matej Thaqi 1/2, Liridon Zena 2 pritje (2/12), Armend Alaj, Drenit Tahirukaj 4/8.

The post Kosova përfundon paraqitjen në “Yellow Cup” appeared first on Albinfo.