Kosova prezanton katër autorë në Panairin e Librit në Frankfurt

Kosova po vazhdon prezantimin e letërsisë dhe krijimtarisë shqiptare në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt, ku sot, më 10 tetor, është paralajmëruar aktiviteti letrar “Ora e Madhe Letrare”, me pjesëmarrjen e autorëve, botuesve dhe përfaqësuesve të komunitetit kulturor, shkruan albinfo.ch.
Në këtë aktivitet, që mbahet nga ora 12:00 deri në 13:00, në sallën 3.1, stenda B27, në hapësirën e Republikës së Kosovës, do të prezantohen veprat e katër autorëve: Loreta Schillock, Sevëme Fetiqi, Bekim Blaku dhe Abdullah Zeneli.
Loreta Schillock do të prezantojë përmbledhjen poetike “Në brigje ndryshimi”, të botuar më 2026 nga Schillock Verlag. Sevëme Fetiqi vjen me romanin “Qyteti i eshtrave”, botim i vitit 2026 nga Buzuku, ndërsa Bekim Blaku prezanton librin poetik “Arka e nënës”. Në program është edhe poezia “Përimtime” e Abdullah Zenelit, e botuar nga Buzuku në vitin 2025.
Programi përfshin fjalë përshëndetëse nga Edon Zeneli, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, dhe Gëzim Gashi, kryekonsull i Kosovës në Frankfurt. Po ashtu, është paraparë një përvjetor letrar me kitarë nga Bekim Gashi, veprimtar dhe artist në Frankfurt, si dhe prezantime librash, debat dhe bashkëbisedim me publikun, shkruan tutje albinfo.ch.
Kosova prezanton letërsinë shqiptare në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt
Pjesëmarrja e Kosovës në panair organizohet nga Shoqata e Botuesve të Librit, me synimin për të promovuar autorët dhe botimet shqiptare në një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë së librit.
Stenda e Kosovës ndodhet në Halle 3.1, Stand B27, ndërsa Panairi i Librit në Frankfurt do të vazhdojë deri më 18 tetor. Bashkatdhetarët dhe të gjithë dashamirët e letërsisë që ndodhen në Frankfurt janë të ftuar të vizitojnë stendën dhe të njihen nga afër me krijimtarinë shqiptare. /Albinfo.ch
The post Kosova prezanton katër autorë në Panairin e Librit në Frankfurt appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



