Kosova pritet të pajiset me sistemin anti-tank Javelin nga SHBA gjatë këtij viti

Kosova pritet të pajiset me sistemin anti-tank Javelin nga SHBA gjatë këtij viti

Kosova pritet të pajiset me sistemin anti-tank Javelin gjatë këtij viti

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) pritet të pajiset me sistemin anti-tank Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë këtij viti.

Sipas tij, vonesa në furnizim ka ndodhur edhe për shkak të angazhimeve të mëdha të SHBA-së në luftërat në disa fronte, duke përfshirë edhe ndihmën e vazhdueshme për Ukrainën. Ejup Maqedonci ka theksuar se kërkesat për furnizime ushtarake janë shumë të mëdha dhe se vonesat janë të kuptueshme në këtë kontekst.

“Janë në procesin përfundimtar të arritjes, jemi në diskutim që të kemi edhe gjatë këtij viti një sasi, normalisht që na është premtuar vitin e kaluar që ta kemi këtë vit. Nuk mund të gjykojë edhe vonesat e mundshme, duke pasur parasysh që SHBA-ja po lufton aktualisht në disa fronte të luftës. Normalisht, sepse kërkesat janë shumë të mëdha, ka pasur një mbështetje për Ukrainën në vazhdimësi, Shqipëria pas pesë viteve, i ka pranuar këtë vit dhe vendet tjera”, ka thënë ai gjatë një interviste në Tëvë1.

Nga ana tjetër, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se FSK tashmë posedon tre sisteme të ndryshme anti-tank. Ai ka shpjeguar se njëri nga këta sisteme është i ngjashëm me Javelin, njëri është blerë nga Gjermania, ndërsa sistemi i tretë është furnizuar nga Turqia.

Përveç sistemit Javelin, Ejup Maqedonci ka përmendur edhe helikopterët Black Hawk nga SHBA, duke shtuar se procedurat për furnizimin e tyre janë në vazhdim. Ai ka përmendur ndërtimin e hangarëve si një nga hapat e nevojshëm për integrimin e këtyre helikopterëve në FSK.

Në janar të vitit 2024, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e sistemit anti-tank Javelin.

Me pak fjalë

Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të pajiset me sistemin anti-tank Javelin nga SHBA gjatë këtij viti, megjithë vonesat e shkaktuara nga angazhimet e mëdha të SHBA-së në luftërat ndërkombëtare. Aktualisht, FSK posedon tre sisteme anti-tank, ndërsa furnizimi me helikopterë Black Hawk është në proces.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.