KQZ certifikon rezultatet për kuvendet komunale të 37 komunave, shpall rezultatet finale të balotazhit

Në fillim të mbledhjes së sotme, KQZ mori vendim për certifikimin e rezultatave përfundimtare të zgjedhjeve për 37 Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor 2025. Ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur vendimmarrja lidhur me procesin e ankesave për këto komuna. Rezultatet u certifikuan për këto komuna: Deçan, Gjakovë

KQZ certifikon rezultatet për kuvendet komunale të 37 komunave, shpall rezultatet finale të balotazhit
KQZ certifikon rezultatet për kuvendet komunale të 37 komunave, shpall rezultatet finale të balotazhit

KQZ certifikon rezultatet për kuvendet komunale të 37 komunave, shpall rezultatet finale të balotazhit

Në fillim të mbledhjes së sotme, KQZ mori vendim për certifikimin e rezultatave përfundimtare të zgjedhjeve për 37 Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor 2025.

Ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur vendimmarrja lidhur me procesin e ankesave për këto komuna. Rezultatet u certifikuan për këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Në këtë vendim të KQZ-së, nuk përfshihet rezultati i zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Istogut, pasi Gjykata Supreme ka kthyer në PZAP për rivendosje ankesën e një kandidati për anëtar të Kuvendit të kësaj komune. Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjve për Kryetarë të 18 komunave, të cilat u mbajtën më 9 nëntor 2025.

Ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur vendimmarrja lidhur me procesin e ankesave për ditën e zgjedhjeve. Rezultatet u shpallën për këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Pas shpalljes së rezultateve, duke filluar nga dita e premte (21 nëntor 2025, ora 16:00) subjektet politike të certifikuara dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre ndaj këtyre rezultateve në afat brenda 48 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.