KQZ për anëtarët e KKZ-së që u aksidentuan: Ishin të angazhuar në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare në kuadër të procesit zgjedhor
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë thënë se pesë anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunë e Ferizajt që u aksidentuan në rrugën Slivovë-Ferizaj ishin duke kryer detyrat në kuadër të procesit zgjedhor. Në komunikatën për media, KQZ ka thënë se “Pesë zyrtarët e përfshirë në këtë ngjarje ishin të angazhuar me përkushtim të […] The post KQZ për anëtarët e KKZ-së që u aksidentuan: Ishin të angazhuar në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare në kuadër të procesit zgjedhor appeared first on ATV.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë thënë se pesë anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunë e Ferizajt që u aksidentuan në rrugën Slivovë-Ferizaj ishin duke kryer detyrat në kuadër të procesit zgjedhor.
Në komunikatën për media, KQZ ka thënë se “Pesë zyrtarët e përfshirë në këtë ngjarje ishin të angazhuar me përkushtim të lartë në përmbylljen e procesit zgjedhor në komunën e Ferizajt, i cili u mbajt më 12 tetor në të gjithë vendin”.
KQZ ka shprehur shqetësimin për këtë ngjarje, pa çka ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore të tyre.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton opinionin publik se të premten, në orën 18:17, pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Ferizajt kanë pësuar një aksident trafiku, derisa ishin të angazhuar në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare në kuadër të procesit zgjedhor. Sipas informacioneve të para, gjendja shëndetësore e katër prej tyre është e rëndë dhe aktualisht po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Për detaje të mëtejshme lidhur me gjendjen e tyre, rekomandojmë të kontaktohen institucionet shëndetësore përkatëse. Në këto momente të vështira, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpreh shqetësimin e thellë për këtë ngjarje dhe lutet për shërimin sa më të shpejtë të tyre. Mendimet dhe përkrahja jonë janë me anëtarët e KKZ-së në Ferizaj dhe me familjet e tyre”, thuhet në komunikatën e KQZ-së.
The post KQZ për anëtarët e KKZ-së që u aksidentuan: Ishin të angazhuar në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare në kuadër të procesit zgjedhor appeared first on ATV.