Krasniqi: Presidentja e ka obligim që sa më parë t`i shpallë zgjedhjet e reja

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë me dije se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet t`i shpall zgjedhjet e reja sa më parë. Pas dështimit të mandatarit të dytë, deputeti i PDK-së ka thënë se e para e vendit nuk duhet të humb më kohë. Sipas tij, kjo gjë është ditur kohë më parë.

Krasniqi: Presidentja e ka obligim që sa më parë t`i shpallë zgjedhjet e reja
Krasniqi: Presidentja e ka obligim që sa më parë t`i shpallë zgjedhjet e reja

Krasniqi: Presidentja e ka obligim që sa më parë t`i shpallë zgjedhjet e reja

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë me dije se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet t`i shpall zgjedhjet e reja sa më parë.

Pas dështimit të mandatarit të dytë, deputeti i PDK-së ka thënë se e para e vendit nuk duhet të humb më kohë.

Sipas tij, kjo gjë është ditur kohë më parë.

“Kanë kaluar mbi nëntë muaj që kur qytetarët kanë folur me votën e tyre dhe i patën thënë një jo të madhe të ashtuquajturit referendum të Kurtit. Më vjen keq që qysh me 27 prill kam thënë që ky ngërç do të vazhdoj. Kam kërkuar qysh atëherë që këto zgjedhje të mbahen më herët. Sot s’ka mbetur të thuhet asgjë përveç që pas këtij dështimi të paralajmëruar presidentja e Republikës e ka obligim që sa më parë të shpallë datën e zgjedhjeve që të mos humbet kohë edhe më tej. Edhe propagandimi i të pavërtetave të shumta që u munduan të bëhen në seancën e parë nuk pinë ujë. Kosova nuk është duke i rrezikuar as fondet e BE-së, as kreditë e as qytetarët nuk mbesin pa paga vitin e ardhshëm”, ka thënë Krasniqi.