Krasniqi: VV duhet identifikuar një kandidat për kryetar të Kuvendit, që gëzon përkrahjen e nevojshme të shumicës së deputetëve

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka shkruar në lidhje me kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, e që nuk u votua dy herë nga Kuvendi. Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se partia e parë ndonëse ka të drejtë ta propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit, nuk ka të

Krasniqi: VV duhet identifikuar një kandidat për kryetar të Kuvendit, që gëzon përkrahjen e nevojshme të shumicës së deputetëve

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka shkruar në lidhje me kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, e që nuk u votua dy herë nga Kuvendi.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se partia e parë ndonëse ka të drejtë ta propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit, nuk ka të drejtë ta imponoj atë, sidomos kur nuk e ka shumicën parlamentare.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje duhet që të angazhohet në dialog me të gjitha grupet parlamentare për të identifikuar një kandidat që gëzon përkrahjen e nevojshme të shumicës së deputetëve.

“Rikthimi i një kandidature që nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme në seancat e mëparshme bie ndesh me nevojën për ta konstituuar Kuvendin sa më parë. Deputetët e partive të tjera kanë të drejtën e tyre kushtetuese dhe politike për të pranuar ose refuzuar kandidaturat e propozuara”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.