Kreu i Sindikatës së KEK-ut: Ne përkrahim çdo protestë të qytetarëve kundër shtrenjtimit të rrymës

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka njoftuar se sindikata do të mbështesë protestën e dytë të qytetarëve kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Llumnica ka theksuar për Front Online se pagat e punëtorëve janë shumë të ulëta, ndërsa çmimet e energjisë janë të larta. ‘’ Po, ne do të përkrahim

Kreu i Sindikatës së KEK-ut: Ne përkrahim çdo protestë të qytetarëve kundër shtrenjtimit të rrymës


Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka njoftuar se sindikata do të mbështesë protestën e dytë të qytetarëve kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Llumnica ka theksuar për Front Online se pagat e punëtorëve janë shumë të ulëta, ndërsa çmimet e energjisë janë të larta.

‘’ Po, ne do të përkrahim protestën e qytetarëve për arsye se pagat janë të vogla, çmimet janë të larta’’, deklaroi Llumnica.

Ai ka shtuar se KEK-u ka mbajtur çmimin e energjisë të pandryshuar, ndërsa rritja e çmimit është e vlefshme vetëm për KEDS, duke krijuar një situatë ku oligarkët përfitojnë, por jo prodhuesi i energjisë.

‘’KEK e ka çmimin e njëjtë qysh e ka pasur, çmimi po rritet vetëm për KEDS, oligarkët në këtë formë jo për KEK-un por për prodhuesin në këtë rast edhe pse prodhuesi ka sfida të mëdha të përballojë me këtë çmim të shes energjinë elektrike qe pesë vite mirëpo nuk ka ndryshim prej prodhuesit ka ndryshim vetëm të shërbyes pra, KEDS’’, tha Llumnica për FrontOnline.

Llumnica ka bërë të ditur se nëse çmimi i energjisë elektrike rritet, sindikata do të kërkojë një rritje të pagave për punëtorët.

‘’Në rast se ngritët çmimi i energjisë elektrike ne do të kërkojmë ngritje të pagave për aq sa ngritët çmimi i energjisë elektrike dhe do të protestojmë për ngritje pagash, patjetër’’, përfundoi Llumnica./Front Online