Krimi në Aarau: Policia arreston një burrë të dsyshuar 43-vjeçar

Krimi në Aarau: Policia arreston një burrë të dsyshuar 43-vjeçar

Pas të shtënave në zonën  enjë koncerti rave në Aarau gjatë fundjavës, në të cilat u vra një grua 22-vjeçare, policia kantonale e Aargaut ka arrestuar një burrë 43-vjeçar. Ai është nën dyshime të forta se ka kryer krimin, sipas një njoftimi për shtyp të policisë, transmeton albinfo.ch.

Burri i arrestuar është zviceran, deklaroi më tej policia, raporton watson.ch . Ai u kap dhe u arrestua në orën 1 të mëngjesit të së hënës (pas mesnatës).

Hetimi për renditjen e saktë të ngjarjeve, sfondin dhe motivin e mundshëm është duke vazhduar.

Aktualisht, autoritetet po supozojnë një autor të vetëm.

Policia kantonale e Aargaut do të ofrojë një konferencë tjetër për shtyp mbi zhvillimet e fundit të mërkurën e ardhshme në orën 14:00.

The post Krimi në Aarau: Policia arreston një burrë të dsyshuar 43-vjeçar appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.