Renens: Mbahet Festivali folklorik mbarëkombëtar “Diaspora jehon”

Më 5–6 shtator 2026, në Renens (Kantoni Vaud) mbahet edicioni i dytë i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Diaspora Jehon”. Ky festival është një festë e kulturës sonë kombëtare dhe një jehonë e shpirtit shqiptar që bashkon artistë e dashamirës të folklorit nga vende të ndryshme të Evropës.
Përmes gjuhës shqipe, këngës, valles, veshjeve tradicionale dhe zakoneve tona, ne ruajmë identitetin dhe trashëgiminë e kombit shqiptar, duke ua përcjellë këto vlera brezave që vijnë, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Edicioni i Dytë i Festivalit vjen si vazhdimësi e një misioni të shenjtë kulturor, duke forcuar urat e bashkëpunimit mes shqiptarëve në diasporë dhe trojet etnike, me qëllim që kultura jonë të jetojë, të zhvillohet dhe të jehojë gjithmonë.
Në këtë edicion do të marrin pjesë 16 grupe artistike nga Zvicra, Gjermania, Austria, Italia, Franca, Kosova dhe Shqipëria, të cilat do të sjellin në skenë bukurinë dhe pasurinë e folklorit shqiptar, shkruan drejtoresha e festivalit, Fatime Kalimashi
Programi i Festivalit
5 Shtator 2026 15:00 – Defile / Paradë Artistike 17:00 – Fillimi i Programit Artistik
6 Shtator 2026 14:00 – Defile / Paradë Artistike 16:00 – Programi Artistik. Mysafirë Nderi * Artistja Emine Imeri * Milazim Veliu * Miftar Sherifi.
Vendi: Salle de Spectacles Rue de Lausanne 37 1020 Renens, Zvicër
The post Renens: Mbahet Festivali folklorik mbarëkombëtar “Diaspora jehon” appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



