KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë stabil, reshjet po rrezikojnë turbullira në kanalin Ibër-Lepenc
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë për momentin është stabil, pavarësisht reshjeve të dendura që kanë goditur rajonin. Sipas kompanisë, shirat mund të shkaktojnë turbullira në kanalin Ibër-Lepenc, gjë që mund të ndikojë përkohësisht në procesin e trajtimit të ujit. Autoritetet thonë se situata po monitorohet vazhdimisht. KRU “Prishtina” bëri


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë për momentin është stabil, pavarësisht reshjeve të dendura që kanë goditur rajonin.
Sipas kompanisë, shirat mund të shkaktojnë turbullira në kanalin Ibër-Lepenc, gjë që mund të ndikojë përkohësisht në procesin e trajtimit të ujit. Autoritetet thonë se situata po monitorohet vazhdimisht.
KRU “Prishtina” bëri të ditur se ekipet e saj janë në terren pa ndërprerje, duke punuar me kapacitet të plotë në hapjen dhe pastrimin e pusetave të ujërave të zeza, si dhe në ndihmën për qytetarët e zonave më të prekura nga reshjet.

