Kryeministri britanik: Urrejtja antimyslimane, e neveritshme
Keir Starmer të mërkurën e quajti urrejtjen antimyslimane “të neveritshme” dhe tha se incidentet në rritje duhet të adresohen. “Urrejtja antimyslimane është e neveritshme dhe nuk ka vend në shoqërinë tonë”, tha Starmer gjatë seancës javore të Pyetjeve të Kryeministrit në Dhomën e Përfaqësuesve. Komentet e tij erdhën si përgjigje ndaj një pyetjeje nga ligjvënësi


Keir Starmer të mërkurën e quajti urrejtjen antimyslimane “të neveritshme” dhe tha se incidentet në rritje duhet të adresohen.
“Urrejtja antimyslimane është e neveritshme dhe nuk ka vend në shoqërinë tonë”, tha Starmer gjatë seancës javore të Pyetjeve të Kryeministrit në Dhomën e Përfaqësuesve.
Komentet e tij erdhën si përgjigje ndaj një pyetjeje nga ligjvënësi i Partisë Laburiste Afzal Khan, i cili kërkoi nga kryeministri të përshkruajë hapat që qeveria do të ndërmarrë për të luftuar nivelin në rritje të racizmit dhe islamofobisë ndaj myslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Anadollu, përcjell KosovaPress.
“Këto raste në rritje duhet të adresohen, prandaj po rrisim fondet për të mbrojtur xhamitë dhe shkollat fetare myslimane në të gjithë vendin”, tha Starmer.
Ai gjithashtu përsëriti se fondi i ri do të monitorojë urrejtjen antimyslimane dhe shtoi se qeveria e tij vazhdon të punojë mbi përkufizimin e urrejtjes antimyslimane ndërsa në muajin nëntor po shënohet Muaji i Ndërgjegjësimit për Islamofobinë (IAM).

