Kryeministri japonez në Washington, takim me presidentin Trump
Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për një vizitë treditore ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump. Kjo vizitë ka për qëllim të sigurojë se SHBA-ja do të vazhdojë të garantojnë sigurinë e Japonisë kundër presionit gjithnjë e në rritje të Kinës dhe Koresë së [...]Read More...

Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për një vizitë treditore ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump. Kjo vizitë ka për qëllim të sigurojë se SHBA-ja do të vazhdojë të garantojnë sigurinë e Japonisë kundër presionit gjithnjë e në rritje të Kinës dhe Koresë së Veriut.
Vizita e kryeministrit të ri japonez, është në vazhdën e takimeve që paraardhësi i Shigeru Ishibës, Shinzo Abe, kishte mbajtur me presidentin Trump gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2016, raporton The Guardian.
Sikurse paraardhësit e tij politik, Ishiba synon që të rrisë shpenzimet ushtarake në 2% të GDP deri në vitin 2027 – një zotim ky që do të kërkojë blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane.