Kryesia e LDK-së e quajti të papranueshme koalicionin LDK-LVV në Vushtrri, reagon Xhafer Tahiri: Interesi i qytetarëve dhe i Vushtrrisë është mbi gjithçka

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri kishte njoftuar se ka bërë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në qytetin e Vushtrrisë, më saktë me kandidatin e kësaj partie, Sylejman Mehollin, raporton Gazeta10. Tahiri e nënshkroi këtë marrëveshje pa miratimin e LDK-së, në ndërkohë që kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku

Kryesia e LDK-së e quajti të papranueshme koalicionin LDK-LVV në Vushtrri, reagon Xhafer Tahiri: Interesi i qytetarëve dhe i Vushtrrisë është mbi gjithçka
Kryesia e LDK-së e quajti të papranueshme koalicionin LDK-LVV në Vushtrri, reagon Xhafer Tahiri: Interesi i qytetarëve dhe i Vushtrrisë është mbi gjithçka

Kryesia e LDK-së e quajti të papranueshme koalicionin LDK-LVV në Vushtrri, reagon Xhafer Tahiri: Interesi i qytetarëve dhe i Vushtrrisë është mbi gjithçka

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri kishte njoftuar se ka bërë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në qytetin e Vushtrrisë, më saktë me kandidatin e kësaj partie, Sylejman Mehollin, raporton Gazeta10.

Tahiri e nënshkroi këtë marrëveshje pa miratimin e LDK-së, në ndërkohë që kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku kishte thirrur për mbledhje urgjente.

LDK reagoi ndaj koalicionit të arritur nga kandidati i kësaj partie për Vushtrrinë, Xhafer Tahiri, me Sylejman Mehollin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se veprimet e Tahirit për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta10.

Pas reagimit nga kryesia e LDK-së, Tahiri kishte bërë një tjetër reagim së bashku me kandidatët për asamble, të cilët u zgjodhën në këtë komunë.

Ai tha se qyteti ka nevojë për ndryshim dhe se vendimet e mëdha nuk janë asnjëherë të lehta. Por pavarësisht kostove individuale, interesi i qytetarëve dhe i Vushtrrisë është mbi gjithçka, shoti tutje Tahiri në reagimin e tij, të cilin e bëri përmes profilit zyrtar të Degës së LDK-së në Vushtrri, raporton Gazeta10.

Në këtë njoftim, ishte theksuar gjithashtu se marrëveshja e tyre nuk afekton asnjë garë tjetër përveç Vushtrrisë.

“Së bashku me asambleistët e zgjedhur të LDK-së, dje jemi besatuar para Zotit që do ta sjellim këtë ndryshim.
Me ndershmëri, punë dhe dashuri për qytetin tonë. Gjithmonë me LDK – për Vushtrrinë që e duam!”, thuthet tutje në këtë njoftim./Gazeta10

Postimi i plotë nga Dega e LDK-së në Vushtrri: