Kryetarët e rinj të komunave në RMV nuk mund të shkarkohen me referendum, ligji për këtë ende i bllokuar në Parlament

Kryetarët e rinj të komunave nuk do të mund të shkarkohen me referendum, pasi ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale ende nuk janë miratuar nga Parlamenti. Ligji i ri, që kërkon shumicë prej dy të tretash dhe shumicë Badinter, parasheh që qytetarët të kenë të drejtë të kërkojnë shkarkimin e kryetarit të komunës përmes referendumit […]

Kryetarët e rinj të komunave në RMV nuk mund të shkarkohen me referendum, ligji për këtë ende i bllokuar në Parlament
Flamuri para komunës së Çashkës. Foto nga Faton Curri -Portalb.mk

Kryetarët e rinj të komunave nuk do të mund të shkarkohen me referendum, pasi ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale ende nuk janë miratuar nga Parlamenti. Ligji i ri, që kërkon shumicë prej dy të tretash dhe shumicë Badinter, parasheh që qytetarët të kenë të drejtë të kërkojnë shkarkimin e kryetarit të komunës përmes referendumit një herë gjatë mandatit, por jo në vitin e parë dhe të fundit. Për nisjen e referendumit nevojitet kërkesa e 20% të votuesve të komunës, dhe shkarkimi bëhet nëse shumica e votuesve që e zgjodhën atë votojnë kundër tij. Megjithatë, edhe nëse miratohet, ligji do të zbatohet vetëm nga zgjedhjet e ardhshme lokale, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale thotë se pasi të përfundojnë të gjitha fazat e konsultimeve me publikun ekspert, ndryshimet në Ligj iu dorëzuan Parlamentit. Leximet e para dhe të dyta në komisione dhe seanca plenare janë përfunduar, por ligji i ri ende nuk është vënë në rend të ditës për votim.

Kështu, ndryshimet në ligj, kur të miratohen, nuk do të zbatohen për kryetarët e sapozgjedhur të komunave sepse dispozitat përfundimtare përcaktojnë se shkarkimi i një kryetari komune përmes një referendumi mund të bëhet në zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas ligjit aktual, nuk ekziston mundësi e tillë dhe një kryetar komune nuk mund të shkarkohet nga detyra.

Ligji i ri shton një nen të ri 54-a në nenin 54, i cili i referohet kësaj çështjeje dhe thotë: Ngritja e një çështjeje besimi ndaj kryetarit të komunës.

1. Qytetarët mund të ngrenë çështje besimi ndaj kryetarit të komunës përmes një referendumi, një herë gjatë mandatit të kryetarit të komunës, por jo në vitin e parë dhe në vitin e fundit të mandatit.
2. Këshilli komunal është i detyruar të thërrasë referendum për çështje besimi ndaj kryetarit të komunës me kërkesën e të paktën 20% të votuesve në komunë.
3. Vendimi i mosbesimit ndaj kryetarit të komunës miratohet nëse kanë votuar shumica e numrit të përgjithshëm të qytetarëve që votuan për të, nëse më shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të regjistruar në certifikatën nga Lista e Votuesve për komunën përkatëse, ku po zhvillohet referendumi.
4. Shpallja dhe zhvillimi i referendumit të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni kryhet në përputhje me ligjin që rregullon referendumin dhe format e tjera të shprehjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Për përkujtim, Ligji për Vetëqeverisjen Lokale pësoi ndryshime dhe plotësime në fund të shtatorit të vitit të kaluar.

Konkretisht, me 85 vota “pro”, 17 “kundër” dhe asnjë “abstenim”, më 24 shtator 2024, Parlamenti miratoi ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale përmes një procedure të shkurtuar, të cilat ia zgjatën mandatin u.d kryetarëve të përkohshëm të komunave të Aerodromit, Sarajit dhe Gostivarit deri në zgjedhjet lokale.

Deputetët e koalicionit opozitar “Fronti Evropian” i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) gjithashtu votuan për këto ndryshime në atë kohë.