Kundërvajtjet kapen nga kamerat e sigurisë, gjobat dorëzohen në shtëpi-Suhareka fillon e para

Policia e Kosovës , edhe Drejtoria Rajonale në Prizren, edhe më herët ka njoftuar se shpërndarja e gjobave për kundërvajtësit në komunikacion do të bëhet edhe përmes Postës së Kosovës. Konkretisht, Stacioni Policor në Suharekë këtë javë ka filluar dërgimin e gjobave përmes postës për ata që kanë kryer kundërvajtje. “Është me rëndësi të theksohet […] The post Kundërvajtjet kapen nga kamerat e sigurisë, gjobat dorëzohen në shtëpi-Suhareka fillon e para appeared first on ATV.

Kundërvajtjet kapen nga kamerat e sigurisë, gjobat dorëzohen në shtëpi-Suhareka fillon e para
Policia e Kosovës , edhe Drejtoria Rajonale në Prizren, edhe më herët ka njoftuar se shpërndarja e gjobave për kundërvajtësit në komunikacion do të bëhet edhe përmes Postës së Kosovës.
Konkretisht, Stacioni Policor në Suharekë këtë javë ka filluar dërgimin e gjobave përmes postës për ata që kanë kryer kundërvajtje.
“Është me rëndësi të theksohet se kundërvajtësit janë identifikuar përmes kamerave të sigurisë që ndodhen në qytet dhe monitorohen nga policia.
Informojmë edhe një herë qytetarët se jeni të detyruar të zbatoni rregullat e trafikut, me qëllim që së bashku t’i bëjmë rrugët tona më të sigurta dhe më të kalueshme për të gjithë.
Kundërvajtësit, përveç që mund të ndalohen drejtpërdrejt nga patrullat policore, mund të identifikohen edhe përmes kamerave të sigurisë.
Nëse keni kryer një kundërvajtje dhe ajo është regjistruar nga kamerat, në bazë të këtij regjistrimi do t’ju shqiptohet gjoba përkatëse, e cila do t’ju dërgohet në shtëpi përmes Postës së Kosovës.
Respektoni rregullat në komunikacion – mos rrezikoni veten dhe të tjerët”, thuhet në njoftimin e PK-së.

The post Kundërvajtjet kapen nga kamerat e sigurisë, gjobat dorëzohen në shtëpi-Suhareka fillon e para appeared first on ATV.