Kur pritet të dalë nga burgu Sean “Diddy” Combs?

Reperi Sean “Diddy” Combs, pritet të dalë nga burgu federal në New York më 8 maj 2028, sipas të dhënave zyrtare të Byrosë së Burgjeve në SHBA, ka raportuar CBS News. Reperi dhe producenti amerikan u dënua këtë muaj me 50 muaj burgim, pak më shumë se katër vjet, për dy akuza të lidhura me prostitucionin. […] The post Kur pritet të dalë nga burgu Sean “Diddy” Combs? appeared first on Sinjali.

Kur pritet të dalë nga burgu Sean “Diddy” Combs?

Reperi Sean “Diddy” Combs, pritet të dalë nga burgu federal në New York më 8 maj 2028, sipas të dhënave zyrtare të Byrosë së Burgjeve në SHBA, ka raportuar CBS News.

Reperi dhe producenti amerikan u dënua këtë muaj me 50 muaj burgim, pak më shumë se katër vjet, për dy akuza të lidhura me prostitucionin. Ai ndodhet në paraburgim që nga shtatori i vitit të kaluar dhe koha e kaluar në arrest do t’i llogaritet si pjesë e dënimit.

Avokatët e tij kanë dorëzuar një ankesë në Gjykatën Federale të New Yorkut, duke kundërshtuar si dënimin ashtu edhe vendimin e gjykatës. Ata pritet të paraqesin dokumente shtesë përpara se rasti të kalojë në shqyrtim nga një panel prej tre gjyqtarësh në Gjykatën e Apelit të Qarkut të Dytë të SHBA-së.

Gjatë seancës së shpalljes së dënimit, Combs foli për rreth 12 minuta, duke u shprehur se merr “përgjegjësi të plotë” për veprimet e tij.

“Dhuna ime në familje do të jetë një barrë e rëndë që do ta mbaj gjithë jetën”, ka thënë ai para gjykatësit, duke shtuar se “nuk kam asnjë justifikim, sepse e dija që po bëja keq”.

Ai pohoi gjithashtu se ishte “i sëmurë nga droga” dhe “jashtë kontrollit”.

Avokatët e tij kanë kërkuar që Combs të transferohet në një burg federal me siguri të ulët në New Jeresey, duke argumentuar se programi i trajtimit kundër varësisë në atë institucion do ta ndihmonte të qëndrojë i pastër nga droga.

Në një letër drejtuar gjykatësit Arun Subramanian, mbrojtja i kërkoi që të “rekomandojë fuqishëm” transferimin e tij nga Qendra e Paraburgimit Metropolitane në Brooklyn në FCI Fort Dix, një burg i madh që ndodhet në bazën ushtarake të përbashkët McGuire-Dix-Lakehurst.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kur pritet të dalë nga burgu Sean “Diddy” Combs? appeared first on Sinjali.