Kurti: Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë në Apel

Kurti: Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë në Apel

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalimin e tij në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke kërkuar korrigjimin e aktgjykimit në shkallën e Apelit.

Kurti ka vlerësuar se mosshkuarja në zgjedhje kishte rëndësi të veçantë për kontekstin politik të krijuar pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

“Shkuarja në zgjedhje u dëshmua të jetë e kotë, por mosshkuarja në zgjedhje ishte edhe më e rëndësishme për kontekstin që u prodhua pas aktgjykimit për katër krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, aktgjykim ky i padrejtë juridikisht, moralisht dhe i pasaktë historikisht e faktikisht”, ka deklaruar Kurti, shkruan Reporteri.net.

Ai ka theksuar se aktgjykimi duhet të ndryshohet dhe të korrigjohet në shkallën e Apelit, duke shtuar se Qeveria ka miratuar themelimin e një grupi punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore për mbrojtjen para Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e Apelit, dhe atë sa më parë. Si Qeveri kemi miratuar themelimin e grupit punues për Strategjinë Shtetërore para Dhomave të Specializuara në Hagë”, ka thënë Kurti.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.