Protesta para Ministrisë së Arsimit, nis grumbullimi i protestuesve të parë! Policia në gatishmëri (VIDEO)

Protesta para Ministrisë së Arsimit, nis grumbullimi i protestuesve të parë! Policia në gatishmëri (VIDEO)

Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë dhe studentët janë mbledhur duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestës pritet t’i bashkohen edhe përfaqësues të opozitës dhe demokratët, pasi Partia Demokratike ka njoftuar një protestë kombëtare në mbështetje të studentëve.

Në vendngjarje, situata deri më tani paraqitet e qetë, ndërsa efektivët e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë për të garantuar rendin dhe sigurinë. Po ashtu, pranë institucionit janë pozicionuar edhe autobota të policisë, të cilat qëndrojnë në gatishmëri në rast të ndonjë tensioni për shpërndarjen e mundshme të protestuesve.

The post Protesta para Ministrisë së Arsimit, nis grumbullimi i protestuesve të parë! Policia në gatishmëri (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.