Kurti dhe Osmani marrin pjesë në hapjen e Festivalit të Teknologjisë DOKU.TECH 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrin pjesë në ceremoninë hapëse të Festivalit të Teknologjisë, DOKU.TECH 2025, që do të mbahet sot në ora 12:00, në Tech Park Prishtina. Nëpërmjet një komunikate për media, thuhet se pjesëmarrjen në hapje të konferencës e ka konfirmuar Kurti, nërsa Osmani do të

Kurti dhe Osmani marrin pjesë në hapjen e Festivalit të Teknologjisë DOKU.TECH 2025
Kurti dhe Osmani marrin pjesë në hapjen e Festivalit të Teknologjisë DOKU.TECH 2025

Kurti dhe Osmani marrin pjesë në hapjen e Festivalit të Teknologjisë DOKU.TECH 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrin pjesë në ceremoninë hapëse të Festivalit të Teknologjisë, DOKU.TECH 2025, që do të mbahet sot në ora 12:00, në Tech Park Prishtina. Nëpërmjet një komunikate për media, thuhet se pjesëmarrjen në hapje të konferencës e ka konfirmuar Kurti, nërsa Osmani do të ketë adresim.

Ky edicion i radhës i DOKU.TECH zhvillohet në kuadër të nismës qeveritare “October Tech Kosova” dhe mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Gjatë dy ditëve të festivalit, më 23 dhe 24 tetor, ngjarja do të mbledhë ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për të ndarë ide, përvoja dhe perspektiva të reja rreth teknologjisë, inovacionit dhe zhvillimeve të ardhshme në këtë fushë.

Programi i DOKU.TECH 2025 përfshin një sërë aktivitetesh, si:
• Keynote speakers Edi Demaj dhe Christopher Petrillo, të cilët do të trajtojnë temat më aktuale të teknologjisë dhe ndikimit të saj global;
• Masterclass DIY, që do t’u japë mundësinë pjesëmarrësve të përfshihen në aktivitete kreative dhe edukative;
• Panel diskutimi me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë mbi sfidat dhe mundësitë që teknologjia ofron për Kosovën dhe rajonin;
• Si dhe një Cyber Exercise, një simulim interaktiv që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe përgatitjen ndaj sigurisë kibernetike.

Festivali DOKU.TECH pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme për shkëmbim idesh dhe nxitje të inovacionit në Kosovë, duke e pozicionuar vendin si pjesë aktive të zhvillimeve teknologjike globale.