Kurti: Sot u ekzekutuan me rritje pensionet bazike dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara
Kryeministri i detyrë, Albin Kurti ka thënë se nga ky muaj pensioni minimal prej 120 euro bëhet 150 euro në muaj, dhe se sot është bërë ekzekutimi i pensioneve bazike dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara. “Nga ky muaj, pensioni minimal prej 120 euro bëhet 150 euro në muaj. Kurse sot me rritjen


Kryeministri i detyrë, Albin Kurti ka thënë se nga ky muaj pensioni minimal prej 120 euro bëhet 150 euro në muaj, dhe se sot është bërë ekzekutimi i pensioneve bazike dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara.
“Nga ky muaj, pensioni minimal prej 120 euro bëhet 150 euro në muaj. Kurse sot me rritjen e paraparë janë ekzekutuar pensionet bazike dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara. Rritjen ekonomike dhe të buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë më së shumti nevojë”, ka shkruar Kurti.

