Kurti takon kancelarin e Austrisë, flasin për sigurinë dhe integrimin në BE
Takimi i parë zyrtar mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe kancelarit të Austrisë, Christian Stocker, u zhvillua në Londër, në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit. Sipas njoftimit, Kurti shprehu urimet e tij të përzemërta për shtetin dhe popullin austriak, në prag të shënimit të Ditës Kombëtare të Austrisë këtë fundjavë.


Takimi i parë zyrtar mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe kancelarit të Austrisë, Christian Stocker, u zhvillua në Londër, në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit.
Sipas njoftimit, Kurti shprehu urimet e tij të përzemërta për shtetin dhe popullin austriak, në prag të shënimit të Ditës Kombëtare të Austrisë këtë fundjavë.
Në këtë takim në margjina të Samitit, Kurti dhe Kancelari Stocker biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale, sigurinë dhe integrimin evropian.
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe ata evropianë, kanë bërë fotografi të përbashkët para fillimit të punimeve zyrtare të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër.